Haradinaj: Ka shpresë se Kosova do të kthehet në rrugë të mbarë

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se pjesëmarrja në sheshet e Prishtinës, përcaktimi dhe përkushtimi që qytetarët të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse janë shpresa se Kosova do të kthehet në rrugë të mbarë, njofton Klan Kosova.

Ai ka falenderuar të gjithë ata që kanë qenë sot në Prishtinë dhe ata që nuk kanë arritur të vijnë.

Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë të Ramush Haradinaj:

Pjesëmarrja juaj e sotme në sheshet e Prishtinës, përcaktimi dhe përkushtimi që të jeni pjesë e proceseve vendimmarrëse, janë shpresë se Kosova do të kthehet në rrugë të mbarë. Të gjithë juve që ishit në Prishtinë dhe ju të tjerëve që nuk arritët të vini, një falëndërim nga zemra! Jemi bashkë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button