Kosova anëtare e OKB-së- zgjidhje kreative

Nuk ka kushte të reja për Serbinë dhe pres që në fillim të vitit të ardhshëm të startojnë negociatat e Serbisë me BE-në, ka thënë për Radio Evropën e Lirë drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer në Serbi Henri Bone. Ai konsideron se është me rëndësi të gjendet një zgjidhej kreative që do t’i mundësonte Kosovës karrige në KB, porse kjo, sipas tij, nuk do të nënkuptonte që Serbia të njihte pavarësinë e saj, njofton Blic.

Bone thekson se tani është vendimtar definimi i kornizës negociuese dhe aty “non paper“ gjerman gjithsesi do të ketë ndikim dhe se duhet përcaktuar mënyrën që çdo kapitull në negociata të ndërlidhet me çështjen e Kosovës.

Ai thotë se kapitujt 23, 24 dhe 35 do të hapen në fillim të negociatave dhe do të mbyllen në fund të tyre.

“Kjo do të thotë se në ndërkohë ato mund të plotësohen e konkretizohen marrë para sysh çështjet e hapura dhe situatën konkrete në terren” thekson Bone, transmeton koha.net.

Ai ka përkujtuar se kapitulli 35 ka të bëjë me bashkëpunimin rajonal të Serbisë, në atë kontekst edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën por se nuk mund të ndahen çështjet tjera siç janë transporti, përkatësisht problemet me rastin e kalimit të kufirit – të njerëzve dhe të mallit.

Beogradi e Prishtina duhet ë mendojnë strategjikisht për epilogun e negociatave dhe kjo, thotë Bone, në kuptimin e gjerë përfshin edhe njohjen zyrtare të ndërsjellë. Ai shton se është me rëndësi të gjendet një zgjidhje kreative për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe për këtë ai ka marrë shembullin e Gjermanisë Perëndimore dhe të asaj Lindore të cilat e gjetën zgjidhjen për anëtarësimin tyre në KB pa e njohur njëra – tjetrën.

Lajme të ngjashme

Back to top button