Konfirmohet: Gjithçka gati për ndeshjen Galatasaray – Juventus

Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme që zhvillohet në ora 14.00 mes Galatasarayt dhe Juventusit, ndeshje e cila u ndërpre mbrëmë për shkak të borës së dendur.

Drejtuesit e klubit turk thanë se nuk ka asnjë problem deri më tani dhe se gjithçka është gati për të vazhduar ndeshja.

Temperatura momentale në Stamboll është 2 grad celcius.

Bora e dendur pas 31 minutave lojë, arbitri kryesor Proenca u detyrua të ndërpresë ndeshjen pasi manteli i bardhë kishte mbuluar fushën ku nuk dukeshin më vizat ndarëse./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button