Basha: Dekriminalizimi, parakusht për çdo reformë

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka deklaruar se në fokus të bisedimeve me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, kanë qenë dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e lira.

Kështu, Basha ka informuar Grupin Parlamentar të PD-së lidhur me mesazhet e dhëna nga John Kerry.

Sipas kreut të PD-së, dekriminalizimi është parakusht që çdo reformë tjetër të ecë përpara, kusht i çdo kushti për legjitimin e hapave të mëtejshëm që Shqipëria duhet të hedhë si për reformën në drejtësi, çështjen e zgjedhjeve të lira.

“Së dyti, reforma në drejtësi, ku PD ka një qëndrim të qartë atë të mbështetjes pa kushte të një drejtësie të reformuar të pakapur politikisht që lufton korrupsionin në nivele të larta, përfshi korrupsionin në gjirin e saj. Reformë gjithëpërfshirëse me konsensus. Çështja e tretë, zgjedhjet e lira e të ndershme. Kërkova angazhimin e SHBA për të zgjidhur këtë problem ekzistencial dhe ju konfirmoj se nga sekretari Kerry mora konfirmimin e mbështetjes totale për të kapërcyer këtë sfidë të madhe, zgjedhje të lira e të ndershme”, tha kreu i demokratëve.

Basha i interpreton mesazhet e sekretarit Kerry si një inkurajim dhe shtytje të madhe për opozitën, duke shprehur gatishmërinë për të bërë të gjitha përpjekjet “për të çuar demokracinë në një stad të ri”.

“Por Rama, po shpërfill mesazhet e Kerry duke promovuar Arben Ndokën, dhe duke dalë në krahë të Elvis Roshit”, përfundoi Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button