Universiteti “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani rektor?!

Akoma pa u formuar komisionet amë në Universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup, Alsat M mëson se tashmë është vendosur cili do të jetë në krye të tij. Jozyrtarisht mësohet që në postin e rektorit do të jetë Aziz Pollozhani, ish deputet nga radhët e BDI-së, ish ministër i arsimit dhe shkencës si dhe ish ambasador i Maqedonisë në Gjenevë.

Kjo bie ndesh me atë që deklaruan kohë më parë zyrtarë të lartë të BDI-së dhe ish kryeministri Gruevski se rektori i Universitetit të ri do të jetë kuadër i huaj. Javë më parë edhe vetë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin “Rruga Drejt…” garantoi publikisht që në universitetin e ri nuk do të ketë asnjë funksionar ose ish funksionar të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button