Zhernovski: 15 përmendore në mënyrë joligjore janë vendosur në urë

Komisioni i Komunës Qendër, i formuar nga kryetari Andrej Zhernovski duhet ta zgjidh dilemën nëse janë respektuar procedurat gjatë vendosjes së përmendoreve në Urën e Civilizimit.

Deri më tani nga komuna kanë vërtetuar se në urë janë vendosur 15 përmendore në mënyrë joligjore dhe nuk ekziston ndonjë dokumentacion, në të cilat është edhe përmendorja e car Dushanit. 

Zhernovski për televizionin ballkanik Al Xhezeira ka deklaruar se nuk do të tolerojë objekte të vendosura në mënyrë joligjore.

“Duhet të hiqet çdo gjë që është vendosur në këtë mënyrë në Komunë Qendër. Nuk do ti trajtojë përmendoret si diçka të posaçme”, ka thënë Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button