Defekt i rrjetit të ujësjellësit në Tetovë: Qytetarët mbesin pa ujë

Disa pjesë të Tetovës gjatë ditës së djeshme përsëri kanë ngelur pa ujë, këtë herë për shkak të defektit që ka ndodhur në rrjetin ujësjellës. Disa pjesë të Tetovës pasdite dhe sot në mëngjes s’kanë pasur ujë për shkak të tubit të rrjetit ujësjellës i cili ka pasur defekt për shkak të plasaritjes së valvulës së tubit të ndryshkur në rrugën “Mihajlo Raçeviq”, njofton Portalb.

Pa ujë dje kanë ngelur banorët e rrugëve “Marshall Tito”, “Boris Kindriç“ dhe një pjesë e rrugës “Bllagoja Toska” nga ora 16 deri n orën 18 dhe nga ora 8 deri në orën 10:30 të mëngjesit.

“Defekti është rregulluar dhe për momentin banorët e Tetovës kanë ujë dhe që intensiteti i rrjedhjes së ujit për momentin është 250 litra në sekondë në tre puset nga të cilët Tetova furnizohet me ujë”, ka deklaruar drejtuesi i njësisë së ujësjellësit të NPK Tetovë, Sabedin Abedini.

“Furnizimi me ujë është i normalizuar në Tetovë, me kufizimet e rregullta që zgjasin nga 4 orë për çdo ditë nga ora 1 pas mesnate deri në orën 5 të mëngjesit”, theksoi Abedini i cili apeloi deri të qytetarët që ujin ta përdorin në mënyrë racionale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button