IPA projekt për menaxhim me mbeturinat

U shënua fillimi i realizimit të IPA projektit ‘Përgatitja e planeve rajonale për menaxhim me mbeturinat dhe vlerësim strategjik i ndikimit për rajonin Lindor dhe Verilindore’.

Projektin e ka shpallur të hapur njeriu i parë në Ministrinë e Jetesës dhe Planifikimit Hapsiror, Abdylaqim Ademi.

‘Sot me fillimin e këtij projekti do të doja të shpreh shpresën time se faktorët e drejtpërdrejtë në këtë process, në mënyrë aktive do të marrin pjesë dhe me kujdes do të ndjekin realizimin  e këtij projekti. Këto plane do të jenë dokumente udhëheqëse për krijimin e një structure të ardhshme për procesin e implementimit të menaxhimit të integruar rajonal me mbeturinat’ tha Ademi.

Nga ana tjetër euroambasadori Aivo Orav, tha se kërkesat e mjedisit të jetesës nga BE janë të mëdha dhe kërkojnë shumë mjete financiare dhe kjo mundësohet me IPA fondet, përkrahje që jep BE-ja.

Ndryshe, projekti,  zbatimi 15-mujor i të cilit filloi në qershor të këtij viti, është përkrahur nga Bashkimi Evropian përmes programit operativ për zhvillim rajonal 2007-2013 (IPA komponenti III) me buxhet prej 1,14 milionë euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button