Limaj: Si në kohën e Serbisë, qeveria i largoi kosovarët nga Kosova

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se protesta e së mërkurës, ka si kërkesë dorëheqjen e Qeverisë e cila si në kohën e Serbisë i ka larguar qytetarët nga vendi.

Gjatë fjalimit të tij para protestuesve para ndërtesës së qeverisë, Limaj është shprehur se nuk po proteston vetëm opozita, por të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Jemi në sheshin e Prishtinës për ta nderuar veprën e dëshmorëve tanë. Po protestojnë kundër regjimit aktual që ka filluar ta zvogëlojë dhe ta humbë dinjitetin e Kosovës”.

“Kjo qeveri si në Kohën e Serbisë, po i largon qytetarët në mungesë të perspektivës. Nuk ka kërkesë më demokratike se sa kërkesa për të shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe t’u jepet qytetarëve e drejta që të vendosin për qeverinë. Vetëm regjimet i pengojnë zgjedhjet”.

“Në sheshin e Prishtinës nuk është opozita e bashkuar, por të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button