Gjykatat borxhlinj më të mëdhenj të Byrosë për ekspertizë ligjore

Byroja për ekspertizë ligjore nuk mund të vetë paguaj shërbimet e veta.

Borxhlinjtë më të mëdhenj të saj janë gjykatat, raporton. Me ndryshimin e ligjeve, Byroja fitoi kompetenca më të zgjeruara, me ç’rast punon me kapacitet të rritur, por ende ka probleme me pagesën e shërbimeve.

Gjatë këtij viti ky institucion ka kryer më shumë se dyqind shërbime, por gjykata nuk i ka paguar ato dhe tani janë në borxh prej 8 milion denarë, tha Deni Gjorçevski, drejtor i byrosë.

Gjatë periudhës që kaloi, shpesh herë është paraqitur dukuria që të përfitohet nga aksidentet e trafikut në mënyrë të rrejshme.

Ky krim për herë të parë u zbulua në një aksion policor, në të cilin u kapën tridhjetë persona, por nga Byroja thonë se edhe kompanitë e sigurimeve kanë problem më aksidentet e falsifikuara dhe për këtë kërkojnë shërbimet e këtij institucioni.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button