Bexheti: Nuk duhet të lejohet një politikan të blej çokollatë nëse nuk ka para për bukë

Borxhi publik i Maqedonisë në vitin 2007 ishte 1.5 miliard euro, ndërkaq deri në vitin 2015 ka arritur në 4.2 miliard euro, që është një rritje mesatare ditore prej një milion euro, transmeton Telegrafi.

Këto shifra u thanë në debatin ‘’Për shoqëri të lirë dhe drejtësi shoqërore’’, nga analisti Branimir Jovanoviq.

Ndërkaq, sipas akademikut Abdylmenaf Bexheti, shumë pak dihet e vërteta e gjendjes me paratë publike, për shkak të shumë labirinteve në institucionet tona. Ai më tutje thotë se në Maqedoni sundon një terr fiskal. Sipas tij, problemi i vërtetë është mënyra e menaxhimit me financat publike, por paraprakisht ka një problem ende më të madh, e ky është procesi i përgatitjes së politikave publike.

Bexheti shton se në shtetet normale, çdo vendimi publik i paraprin një analizë e kostos së atij vendimi, kurse tek ne nuk bëhet një analizë e këtillë. Në fund akademik Bexheti thotë se nuk duhet të lejohet një politikan që në të ardhmen të blej çokollatë nëse nuk ka para për të blerë bukë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button