Nuk është me rëndësi kush publikon, me rëndësi është të sulmohet!

[Recension: Fatimja speciale kërcënohet publikisht!]

Teksti është i njëanshëm, i ndërtuar në bazë të fakteve të paverifikuara dhe të gabuara dhe ka për qëllim ta diskreditojë prokuroren speciale publike, Fatime Fetai. Kjo përmbajtje mediatike në mënyrë të vetëdijshme e dezinformon publikun se prokurorja Fetai, gjoja, qenka kërcënuar pasi Gjykata nuk i pranoi kërkesat e prokurores speciale Katica Janeva dhe ekipit të saj që t’u caktojë paragurgim të dyshuarve në aksionin “Titanik”.

Специјалната Фатиме јавно се заканува ВечерLinku deri te artikulli origjinal: Fatimja speciale kërcënohet publikisht!

Data dhe koha e publikimit: 14.20.2016 – 22:46

Data e recensionit: 15.12.2015

Recensues: Dimitar Tanurov

INFORMATË E PAVERIFIKUAR

Artikulli bazohet në një postim në rrjetin social “Facebook” edhe atë në një daqe të fansave në FB, e cila as që menaxhohet nga vetë prokurorja.

“Prokurorja speciale publike, Fatime Fetai kërcënohet publikisht! Pas vendimit të Gjykatës që të mos caktohet masa e paraburgimit  me kërkesë të PSP-së për 8 persona të përfshirë në hetimin e tyre, prokurorja speciale e vendosi veten mbi Kushtetutën, ligjet dhe mbi Republikën e Maqedonisë dhe publikisht nëpërmjet klubit të fansave të saj në rrjetin social Facebook, porositi:

“Ata mendojnë se kanë shpëtuar? Shumë gabim e kanë, sapo kanë filluar të fundosen…”

Në tekst pastaj citohen pjesë nga Kodi penal, që parashohin se sa është dënimi për kërcënim publik dhe për ushtrim të presionit publik, ndërsa në mbititull dërgohet një porosi jashtëzakonisht kërcënuese:

“Për këtë shkohet në burg”

E gjithë kjo është bërë pa e verifikuar informatën, veprim që është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve (neni 1), duke e përfshirë edhe preambulën:

Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe i të drejtës së opinionit që të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. (преамбула)

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Saktësia e informatës duhet vërtetuar sa më shumë që është e mundur. (neni 1)

Të njëjtën ditë, prokurora speciale, nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook, njoftoi se në rrjetet sociale janë paraqitur profile të rrejshme dhe faqe të fansave të prokuroreve, se qëndrimet e publikuara nuk janë qëndrime të prokurorisë publike dhe se prokurorja Fetai nuk ka profil në rrjetin social.

“Ju njoftojmë se në rrjetin social Facebook janë paraqitur faqe për mbështetjen e prokurorëve publikë nga kjo Prokurori publike dhe profile të rrejshme, të cilat nuk janë krijuar nga ana jonë dhe nuk janë nën kontrollin tonë…

Njëkohësisht ju njoftojmë se prokurorja Fatime Fetai nuk ka profil të vet.“

Megjithatë, kjo informatë aspak nuk është transmetuar në materialin që e recensojmë, kështu që ai nuk i ofron fotografi të plotë lexuesit. Teksti i përgatitur në këtë mënyrë le pështypje se kjo informatë është anashkaluar qëllimisht, për shkak se sikur të prezantohej edhe ajo, e gjithë teza me të cilën sulmohet PSP-ja dhe prokurorja Fetai, bie në ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button