FESTOJMË NË PROTESTË

Duke lexuar preambulën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, realisht mund që të japim përkufizimin se ajo që është ëndërruar me shekuj është arritur dhe finalizuar në shkurtin e vitit 2008. Kombi shqiptarë gjithmonë dëshiroi lirinë dhe atë e arriti pas shumë mundimeve dhe sakrificave. Sot, shteti jonë i Kosovës, feston përvjetorin e 8-të të pavarësimit të saj, fitimit te lirisë qytetare dhe tashmë fati i saj është në duart e veta.
Në një kohezion prej 8 viteve, shteti i Kosovës, u përball me shumë procese politike të zhvillimit të brendshëm dhe në veçanti të atij të jashtëm, gjë e cila është tejet i rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

Për nder të gjithë atyre që ranë dëshmorë dhe dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës, duhet respektuar këtë ditë jetike, duke nderuar kontributin e atyre djemve dhe vajzave që dhanë jetën për atdhe. Mirëpo, kjo ditë shënon edhe një rikujtim të idealit kombëtar, i cili në vete ngërthen shumë elemente të saja, që pasqyrojnë ndërtimin e shtetit modern, demokratik, shtet të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit në organizatat paqedashëse.

Padyshim se rruga drejtë zhvillimit shtetëror në aspekte të ndryshme është i vështirë, por ajo arrihet më punë të vazhdueshme nga klasa politike e Kosovës. Kushtimisht, mund të themi se nëse japim një definicion real të situatës në Kosovë, figurativisht në njërën anë shohim ngjyrë të bardhë ndërsa në tjetrën anë shohim ngjyrë të zezë, nga e cila fitojmë një kontrast të përbashkët vizional. Fjala është për dy frontet politike, koalicioni qeveritar e cila sot feston dhe opozita e cila sot proteston. Fabula e këtij tregimi, është se në këtë moment të rëndësishëm historik, gjithë klasa politike e Kosovës doemos duhet bashkuar që të zgjedhë më të mirën për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, duke mos i lënë të izoluar si peng të ngecjeve politike. Debati demokratik mes palëve është jetik de zgjidhje e vetme e problemeve, përmes të cilëve arrihet jetësimi i idealeve për të cilën u flijuan martirët.

Duke u përkulur Zotit, falënderuar aleateve tonë ndërkombëtarë, nderuar martirët, respektuar shtet bërësit, Kosova do të kalon gjitha proceset me punë institucionale dhe do të shndërrohet në një simbol i zhvillimit dhe prosperimit euroatlantik.
Pavarësia e Kosovës është një fakt i pandryshueshëm dhe tashmë po vjen çdo ditë e më tepër të forcohet me përkrahjen e miqve dhe aleatëve tonë ndërkombëtare.
URIME PAVARËSIA E KOSOVËS, ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button