Kërcënohen falimentuesit, votoni ligjin ose ky problem do të bëhet “Ukraina 2” (VIDEO)

Qindra falimentues sot protestuan para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ku në seancë plenare diskutoheshte për Ligjin për sigurim material të persona të papunësuar.

Kryetarja e falimentuesve Liljana Georgievska deklaroi se ky ligj duhet ta zgjidh problemin shumëvjeçar të rreth 6 mijë falimentuesve. 

“Ky është një gjenocid I vërtetë, kjo nuk ndodh në asnjë shtet. Ne më së paku jemi fajtor. Do të protestojmë para shtëpive të deputetëve derisa nuk gjendet zgjidhje për problemin tonë. Do qëndrojmë para Kuvendit do të vendosim edhe tenda nëse ligji nuk miratohet”, deklaroi Georgievska.

Në ndërkohë gjatë debatit në Kuvend opozita shpalosi dobit e këtij ligji duke thënë se ky ligj do të zgjidh problemin disavjeçar me falimentuesit.

***********************************************************************

Ish punëtorët e kompanive të falimentuara u grumbulluan para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të protestuar dhe për ti shprehur kërkesat e tyre.

Falimentuesit kërkojnë pagat dhe përfitimet e tyre të papaguara, të cilat sipas tyre ju janë premtuar dhe të njëjtat të kalkulohen në propozim Buxhetin e vitit 2014.

Para Kuvendit ka një numër të madh të policisë ndërsa rrugët e qendrës së Shkupit janë të bllokuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button