Prokuroria Themelore hapi procedurë kundër bashkëshortit të Sheqerinskës

Prokuroria Themelore – Shkup, sot deklaroi se ka nisur procedurë kundër “një personi i dyshuar për vepër penale, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, gjegjësisht ka dhënë me qira disa banesa, pronar i të cilëve ka qenë, në kompaninë që e ka drejtuar, ndërkaq të njëjtat nuk kanë qenë fare të përdorura, njofton Portalb.

Në njoftimin e Prokurorisë, edhe pse nuk është i cekur identiteti i të dyshuarit dhe nuk ka iniciale, lënda është e njohur se bëhet fjalë për Bizhidar Jankovski, drejtues i kompanisë “Dajner klub Maqedoni” dhe bashkëshort i nënkryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

Sipas Prokurorisë proceduara është iniciuar pas kallëzimit penal të paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq prokurori kompetent tanimë ka paraqitur kërkesë deri te gjykatësi i procedurës paraprake që të dyshuarit t’i shqiptohen masat e kujdesit, gjegjësisht përkohësisht t’i merret pasaporta dhe të jetë i detyruar që të paraqitet në gjykatë.

Nga atje thonë se për akuzat në kallëzimin e tanishëm penal nga MPB, Prokuroria Themelore Publike- Shkup, në vitin 2014 ka pranuar iniciativë nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit, po atëherë Prokuroria nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme.

Prokuroria thekson se me padinë e re penale janë dorëzuar dëshmi të reja.

Përndryshe sot, prokuroria speciale publike, Katica Janeva, nga Prokuroria Publike Shkup ka kërkuar lëndën “Magjar telekom”, si dhe lëndët kundër Zoran Verushevski për armbajtje pa leje dhe djalit të tij, i cili akuzohet për prodhim dhe distribuim të pornografisë fëmijërore, kumtoi Prokuroria publike.

Nga Prokuroria reagojnë se me lëndët që i ka kërkuar Janeva i ka thyer kompetencat e saja, sepse siç thonë nga Prokuroria, këto lëndë nuk dalin nga përmbajtjet e materialeve të përgjimeve.

Për shkak kësaj, Prokuroria publike ka parashtruar kërkesë deri te Këshilli i prokurorëve publik që të prononcohet dhe të vendosë nëse Janeva ka vepruar sipas ligjit ose i ka shkelur këto kompetenca. /Portalb

LEXO: Prokuroria publike nuk pranon t’i jep Janevës lëndën “Magjar telekom”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button