Sheqerinska: Tek ne hero është Orban dhe jo Nelson Mandela

Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, theksoi se Maqedonia bënë pjesë në shtatë vendet e para në të cilat më së shumti vajin njerëzit, në këta aspekt jemi edhe më keq se Irani.

”Për fat të keq tek ne hero është Orban dhe jo Nelson Mandela. Maqedonia është i vetmi vend në regjion që nuk arrit të dërgojë ndonjë përfaqësues në varrimin e këtij njeriu të madh që e nderon e gjithë bota. Kryetari Ivanov ka mundur të shkojë atje të paktën t’i afrohet presidentit amerikan Obama, i cili ishte atje dhe tregoi se për disa gjëra të gjithë jemi njësojë dhe të bashkuar”, tha zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

 Sheqerinska, theksoi se frika dhe pesimizmi që ngjall qeveria, krijon ndjesinë se askush nuk mund të sjellë lajme të mira.

“Çdo ditë shkurtohen të drejtat e punëtorëve, lëshohen punëtorët nga puna, janë heshtur Sindikatat, rrogat janë të dobëta, kemi rroga më të ulta në regjion dhe fuqi blerëse më të vogël të qytetarëve”, tha Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Back to top button