Vesel Memedi: Me Rufi Osmanin RDK ishte para falimentimit, unë e fuqizova atë (VIDEO)

Kryetari i RDK – së, Vesel Memedi ka qenë i pranishëm në emisionin “Mejdani”, në Televizionin Koha.

Në këtë emision, i pari i RKD-së ka folur për qëllimet e kësaj partie dhe angazhimin e saj në ndryshimet politike që ky subjekt ka për synim t’i bëjë në politikbërjen në Maqedoni. Memedi, po ashtu, ka folur edhe lidhur me dorëheqjen e kryetarit të mëparshëm dhe të themeluesit të RDK’së, Rufi Osmani.

“Unë nuk mund të flas në emër të Rufi Osmanit…. Dorëheqja e Rufi Osmanit ka qenë publike. Edhe vetë ai e ka konfirmuar të njëjtën gjë. Kryesia Qendrore ende nuk ka pasur mbledhje që të mund të shqyrtohet dorëheqja. Por, përderisa dorëheqja është e parevokueshme nuk ka se cfarë të shqyrtohet aty për shkak se vetë Rufi Osmani e ka deponuar dorëheqjen të parevokueshme”, deklaroi në këtë emisionin, i pari i RDK – së.
Ai ka shkuar edhe më tutje duke potencuar faktin se kjo parti derisa kryetar i RDK’së ishte Rufi Osmani, ishte para falimentimit.

“Unë do të duhet ta pranojë se nuk është ndonjë sekret i madh kjo punë. Kur kam marrë në dorë RDK – në, duhet ta pranojmë se RDK-ja ishte para falimentimit. Krejt e dijnë këtë. Pas zgjedhjeve të 2014-tës ne ishim të parët që nuk i pranuam zgjedhjet. Prej atiij momenti Rufi Osmani dha dorëheqje nga i pari i partisë dhe ne kishim 6 muaj moratorium dhe kjo, normalisht se moratoriumi është komplikim në vete. Në momentin kur unë kam marr në dorë partinë ishte para falimentimit. Bile, bile të jem edhe më i sinqertë ideja e prof. Rufi Osmanit ishte ta mbyllim këtë proces sepse nuk shkon, nuk na don populli, nuk na don s’ke cka bënë. Kjo punë nuk shkon me zor. Por, anëtarësia , votuesit tonë na lutnin cdo ditë që ta vazhdojm këtë proces, aq sa kemi mundësi për ta vazhduar këtë proces. Dhe unë kur e kam marr këtë parti të jem i pari, e kam marrë me këtë situatë. Prej atij momenti sot RDK-ja është bërë një parti respektibile. Duke e përfshirë edhe Aleancën për Shqiptarët është fuqizuar fuqishëm. Do të thotë nga një moment falimentimi, tani RDK-ja është shumë e respektuar në mjedise të ndryshme të Maqedonisë”, ka deklaruar Veseli duke lënë të nënkuptohet se largimi i Rufi Osmanit nga kjo parti është një proces i natyrshëm pas mos suksessit në zgjedhje dhe se tani e tutje, RDK-ja do të identifikohet me punën e kryetarit të ri, respektivisht, Vesel Memedit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button