Fatmir Besimi: Interesi primar i vendit zgjedhjet fer dhe demokratike

Me rëndësi të aplikohen pikat e Marrëveshjes së Përzhinos. Të presim vlerësimet nga faktori ndërkombëtar. Interesi i vendit është të zhvillohet zgjedhje fer dhe demokratike.

Kështu është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve zv/kryeministri për çështjen evropiane Fatmir Besimi, gjatë konferencës në Sekretariatin për çështje evropiane ku u prezantuan projektet për IPA fondet, raporton Portalb.

Në pyetjen se a do të merr pjesë BDI në zgjedhjet e 24 prillit nëse ndërkombëtarët vlerësojnë se nuk ka kushte, zv/kryeministri Besimi përgjigjet shkurt:

“Ne insistojmë të luajmë rol konstruktiv dhe afirmativ”.

Nga ana tjetër euro ambasadori Aivo Orav ende nuk ka zbuluar vlerësimin për mundësitë që zgjedhjet të mbahen më 24 prill.

“Kishte shumë vonesa në aplikimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Ne do të vlerësojmë procesin në tri fusha, deri më 19 shkurt; e para, KSHZ- në Listën zgjedhore patjetër duhet të jenë kontrollimet e mbaruara fillestare të kryqëzuara të të gjitha bazave relevante të informacioneve, e dyta liderët politik të arrijnë marrëveshje për reforma në mediume me qëllim që të sigurohet informim objektiv dhe i paanshëm dhe e fundit marrja e masave përkatëse që do të sigurojnë ndarje të mjaftueshme të shtetit nga partitë politike”, tha Orav, duke shtuar se kahja pozitive apo negative e procesit është në duart e partive politike dhe prej tyre varet vlerësimi final.

Euro ambasadori Aivo Orav sot në Sekretariatin për çështje evropiane së bashkë me zv/kryeministrin e Maqedonisë, Fatmir Besimi, kanë prezantuar projektet IPA./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button