Nxitja parazgjedhore e patriotizmit

[Recension: Katica Janeva nëpërmjet Spasovskit nga LSDM-ja e arrestoi kryetarin e vetëm maqedonas në Shqipëri]

Teksti është jopërmbajtësor, joobjektiv dhe senzacionialist. Me spin dëshirohet të tregohet njëfarë sjellje antimaqedonase dhe antishtetërore e LSDM-së dhe e Prokurorisë speciale publike (PSP). Bëhet fjalë për spekulim të pastër në interes të nxitjes së patriotizmit te votuesit në prag të zgjedhjeve.

temelkoLinku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva nëpërmjet Spasovskit nga LSDM-ja e arrestoi kryetarin e vetëm maqedonas në Shqipëri

Data dhe koha e publikimit: 12.02.2016, 14:10

Data e recensionit: 15.02.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

TË KOMPROMETOHET PSP-JA

Ky artikull është vënë në funksion të qëllimeve propaganduese dhe manipulative. Ai, absolutisht nuk ka asnjë pikë të përbashkët me të vërtetën dhe me normat themelore etike të gazetarisë. Ideja e tij është ta komprometojë Prokurorinë speciale. Në kronikë spinohet gjoja afërsia e LSDM-së me PSP-në dhe sugjerohet se Katica Janeva punon sipas instruksioneve të partisë opozitare. Për pretendimet e këtilla në tekst nuk ofrohet asnjë dëshmi.

Fakti që Temellkoja është kryetari i vetëm maqedonas në Shqipëri (siç thuhet në titull), nuk do të thotë se ai është i liruar dhe i amnestuar nga përgjegjësia penale.

“Sipas kualifikimeve të bëra nga prokuroria speciale, ndërsa emri i tij u publikua menjëherë, në mënyrë të orkestruar, në mediet opozitare, është më se e qartë se Temellkoja është pjesë e luftës së organizuar politike të paralajmëruar nga Zaevi, e të realizuar nga Katica Janeva.”

Edhe pse në mënyrë komentuese thuhet se është “më se e qartë” sе bëhet fjalë për qërim politik të hesapeve, megjithatë, në artikull nuk ka asnjë mbështetje dhe argumentim për akuzat e bëra. Dhe me mënyrën e këtillë të plasimit të (dez)informatave janë shkelur së pakur dy nene të Kodit të gazetarëve:

… Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet vërtetuar sa më shumë që është e mundur. (Neni 1)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. (Neni 13)

Ashtu siç është shkruar dhe publikuar, kjo përmbajtje mediatike ka qëllim të qartë që ta diskreditojë dhe politikisht ta ngjyrsorës (me të kaltër) Prokurorinë speciale publike, duke ia ngjitur afërsinë me LSDM-në.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button