Orav: Gjithçka varet prej partive politike

Kishte shumë vonesa në aplikimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Ne do të vlerësojmë procesin në tri fusha, deri më 19 shkurt; e para, KSHZ- në Listën zgjedhore patjetër duhet të jenë kontrollimet e mbaruara fillestare të kryqëzuara të të gjitha bazave relevante të informacioneve, e dyta liderët politik të arrijnë marrëveshje për reforma në mediume me qëllim që të sigurohet informim objektiv dhe i paanshëm dhe e fundit marrja e masave përkatëse që do të sigurojnë ndarje të mjaftueshme të shtetit nga partitë politike.

Kështu edhe njëherë auro ambasadori Aivo Orav ka përsëritur qëndrimin e tij, duke u përgjigjur përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si mund të jetë vlerësimi i faktorit ndërkombëtarë për mbajtjen apo mosmbajtjen e zgjedhjeve, raporton Portalb.

Sipas Orav kahja pozitive apo negative e procesit është në duart e partive politike dhe prej tyre varet vlerësimi final.

Euro- ambasadori Aivo Orav pati thënë se më 20 shkurt, para shpërndarjes së Parlamentit, BE dhe SHBA në konsultim me ekspertë lokal dhe ndërkombëtarë, do të vlerësojnë nëse ka kushte për zgjedhje kredibile. Derisa ambasadori amerikan Xhes Bejli kishte porositur liderët partiak që të mos t’i sulmojnë figurat publike që tentojnë të organizojnë zgjedhje kredibile.

Euro ambasadori Aivo Orav sot në Sekretariatin për çështje evropiane së bashkë me zv/kryeministrin e Maqedonisë, Fatmir Besimi, kanë prezantuar projektet IPA./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button