Lëvizja Besa ua uron ditën e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 8-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Lëvizja BESA ia uron këtë ditë gjithë popullit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve anembanë, duke rikujtuar se kjo datë do të mbetet edhe gjatë kohë si kthesa më e madhe e historisë shqiptare në shekullin e ri.

“Besa rithekson se shtetësia e Kosovës është përpjekje e shumë brezave dhe jo vetëm e shqiptarëve të Kosovës, andaj ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që të kemi një Kosovë të suksesshme, stabile dhe të fuqishme. Për këtë arsye, kur sot në Kosovë – përveç kremtimeve – organizohen edhe protesta, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që, qoftë duke qenë në anën e pushtetit ose duke e shprehur vullnetin e lirë demokratik për të protestuar, ta kenë kujdes këtë amanet të brezave dhe mos të lejojnë që pasardhësit t’i gjykojnë për dështimet që sot mund t’ia shkaktojnë Republikës”, thuhet në urimin e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button