Ronaldo: Penalltia e Messit? E di pse e bëri atë gjest

Mënyra e ekzekutimit të 11-metërshit nga Lionel Messi, që i dha mundësinë e shënimit Luiz Suarezit në fitoren 6-1 të Barcelonës me Celta Vigon, ishte një nga nga temat e shumta që u trajtuan në konferencën për shtyp të Cristiano Ronaldos në prag të përballjes me Romën në fazën e 1/8-ve të Championsit. Portugezi u përgjigj shkurt duke lënë vend për interpretim.

“Unë e di pse e bëri atë veprim Messi, por nuk e them. Mendoni cfarë të doni dhe interpretojeni si të doni.”

Në fakt, nuk është shumë e vështirë për ta kutpuar se përtej kënaqësisë që u dhuroi tifozëve në “Camp Nou”, Messi dëshiron që Luis Suarez të fitojë garën me Ronaldon për golashënuesin për të mirë të La Ligas.

I ngacmuar për rendimentin e tij të ulët krahasuar me sezonet e kaluara, Ronaldo reagoi:

“Po e marr këtë si një pyetje normale. I kam mësuar keq njerëzit, duke shënuar shumë gola. Ndodh si me një fëmijë, që kur e mëson me shumë gjëra dhe i mohon dicka, fillon e mërzitet. Do të firmosja që të vazhdoja me këtë formë të dobët deri në fundit të sezonit.

Fjalë ironike këto të 3 herë fituesit të Topit të Artë, i cili shtoi më tej se po kalon një formë të shkëlqyer bashkë me skuadrën. Sipaj tij nën drejtimin e Zidanë Reali po bën një punë të shkëlqyer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button