Neziri i pyeti zhelinasit: A ka prijës më të pastër kombëtar se sa Ali Ahmeti?

Shefi i Shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri, nënkryetari i BDI-së, koordinator në zonën e gjashtë zgjedhore, Nevzat Bejta, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i Ambientit Jetësor, Nurhan izairi, ministri i Pushtetit lokal, Lirim Shabani, deputetë dhe funksionarë tjerë partiak mbrëmë kanë marrë pjesë në hapjen e shtabit komunal në Zhelinë.

Në hapjen e shtabit komunal  në Zhelinës, ndër të tjerët, mbajti fjalim edhe shefi i shtabit qendror, Bekim Neziri i cili tha se BDI edhe në këto zgjedhje do të del me program të qartë zgjedhor i cili më pas, sipas tij, do të bëhet pjesë e programit qeveritar.

“Për të qenë të suksesshëm, duhet të kesh program zgjedhor dhe platformë, e dyta strukturë të shëndosh dhe lojale. Në zgjedhjet e vitit 2016, presim që rezultati të jetë më i mirë. Duhet të kesh prijës të shëndosh. A ka prijës më të pastër kombëtar se sa Ali Ahmeti? Që nga viti 2002, BDI në çdo cikël zgjedhor arrin maksimumin. Kjo nuk është e rastësishme, sepse ne kemi vizion. Lideri ynë interesat kombëtare i ka vendosur mbi interesat grupore e personale. Në bllokun maqedonas ekzistojnë vetëm dy blloqe, ndërsa tek ne gjithmonë ndodh e kundërta”, tha Neziri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button