Tiranë, maskat e godasin me grushte dhe i grabisin 10 mijë euro

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Tiranë. Në rrugën “Ali Baushi”, në Xhamllik, disa persona me maska kanë goditur me grushte shtetasin me iniciale A. D. dhe i kanë marrë 10.000 euro, njofton TCH.

Dyshohet se autorët janë larguar me një mjet tip Golf. Shtetasi A. D. ndodhej në banesën e shtetasit E. T. për të marrë shumën prej 10.000 eurosh, shumë të cilën ia kishte dhënë borxh para disa kohësh.

Pak çaste pasi ka dalë nga banesa e shtetasit E. T., personat e maskuar i kanë marrë shumën monetare.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli, si dhe është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button