Profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, letër të hapur rektorit të UEJL-së

Tetë profesor nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, i dërgojnë letër të hapur rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Zamir Dika, në lidhje me, siç thonë ata, dëbimin e tyre nga UEJL.

Letrën e hapur, të plotë mund ta lexoni më poshtë:

Ne profesorët universitarë të poshtënënshkruar të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”-Prishtinë, ju drejtohemi me ketë letër të hapur për të shprehur shqetësimin dhe indinjatën tonë për kahjen që ka marrë kohën e fundit Fakulteti Juridik, me largimin e stafit akademik pjesë e të cilit kemi qenë deri dje edhe ne, ndërsa, sot nuk jemi pjesë e UEJL-së për arsyen te cilën e dini vetëm Ju!

Shqetësimi ynë më i madh nuk është përzënia dhe dëbimi ynë nga UEJL, në mënyrën më të keqe të mundshme (pa asnjë falënderim, qoftë edhe simbolik), por është ruajtja e imazhit të UEJL-së si një aset i rrallë në këtë pjesë të Ballkanit, si dhe jemi shumë të brengosur në radhë të parë për cilësinë e arsimimit të lartë juridik në gjuhën shqipe për studentët e Fakultetit juridik të UEJL-së. Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së, meritojnë studime cilësore, dije juridike të mirëfillta nga profesorë eminentë dhe me përvojë akademike, që të kenë një përgatitje cilësore për tregun e punës. Sidomos, profesorët me tituj akademik, të lëmive përkatëse dhe me përvojë duhet të mbajnë leksione në studimet e magjistraturës dhe të doktoraturës në Fakultetin juridik të UEJL-së.

Arsyetimi juaj për largimin e stafit akademik me kohë jo të plotë nga Fakulteti Juridik i UEJL-së vetëm nga Universiteti i Prishtinës, (disa edhe të akredituar në RM për mentorë të studimeve të doktoraturës), me arsyetimin se, kjo gjë bëhet në kuadër të optimizimit të resurseve dhe sigurimit të qëndrueshmërisë financiare, jemi të bindur se nuk qëndron, pasi që profesorët e tjerë me kohë jo të plotë që janë të angazhuar në Fakultetin juridik, e që nuk janë nga Universiteti i Prishtinës, fare nuk janë larguar! Nuk duam të mendojmë se në UEJL ka krizë financiare!

Ju përkujtojmë se, mbajtja e togës dhe odorës së Rektorit kërkon një vertikale morale që duhet mbajtur me krenari, elegancë dhe tolerancë, duke lënë gjurmë të arsyes, shkencës, kuptimit dhe tolerancës, dhe assesi mos lejoni që të manipuloheni nga dikush që nuk e do të mirën e UEJL-së dhe të Fakultetit juridik.

Kërkojmë nga ju që të reflektoni në vendimet dhe masat e juaja dhe t`i lëni anash ndikimet nga jashtë dhe në rend të parë të keni parasysh vetëm interesin e studentëve.

Untitled

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Me vjen mire qe me ne fund grupit zaptues – autore te shkrimit – po u tregohet vendi! Keta jane shembulli me i mire qe tregon perfitimin material ne dem te te gjithe studenteve. Keta anagazhohen ne aq universitete sa qe s’e dijne as vet, e pasoje e kesaj eshte: mosrregullshmeria ne pune; ligjerimi dhe puna e profesorit e bere me kriterium mizerabel; student’ qe deshperohen nga fakulteti qe kane perzgjedhur; studime te tejzgjatura ne master dhe doktorature (meqe, kur je i sterangazhuar, nuk eshte se mberrin te perfundosh dicka ne kohe).

    Eshte mire ta kuptojme qe me njerez te “ndryshkur” ne shkence (qe s’kane bere asnje botim shkencor per te qene; asnje projekt qe vlen te permendet, apo program studimor qe jep rezultate) dhe qe vetem thirren ne njefar pervoje (qe nuk dmth detyrimisht se lidhet me cilesi!) seniore per te mbajtur agallekun e tyre ne arsim. E kane pasur te tepert!

  2. Shumica prej juve heni “kriminel” me demet qe ua shkaktoni studenteve ne nota dhe menyren e vlersimit. Qellimi juaj nuk eshte mirqenia e studenteve por mbushja e xhepave tuaj

  3. E more Zamir Dika paske shkel keq …rektoret vijne e shkojn po universitetet mbeten, ka me tardh edhe ty shpejt rrximi prej foteles…ani ani…

  4. Nje BRAVO e madhe per profesoret e dashur qe i treguan vendin M… te Dibres
    Gjithmone me ju te dashur profesor sepse u kemi shum borxh

  5. Pershendetje per profesorat tane te nderum, na mungoni shum ju duam dhe ju respektojm perher, kurse rektorit zamir dika ti skuqet fytyra prej turpit se ju ka zevendsu me analfabeta qi sdijn te shkrujn e me do jarana te vet … turp ti vjen

  6. Mua si student i SEEU ne Shkup perher me ka interesu nji pytje tja baj zamir dika pse zamir dika zyren e vet qi e ka nalt ma siper ne kat e mban mbyllt prej brenda me qels Qfar shrbimi ofron aty

  7. E more axhami Zamir Dika e paske fut fakultetin juridik ne humnere. Paske nis me inat po ke me perfundu me turp

  8. Pershendetje te ngrohta per profesorat e mi te nderuar prej te cileve kam mesua shume gjera.
    Me kete veprim Zamir Dika paska fillua ta shkaterroj Universitetin, qenka lidh me strukturat kriminele te pushtetit, por ska me ia dal, sepse studentet dhe profesoret do te dalin me te fort si gjithmon

Leave a Reply to Kumanova Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button