Macat e Hojtes lajmëruan dështimin e bisedimeve për mediat

Pas mbarimit të takimit, pjesëmarrësit në takimin e mbrëmshëm nuk kanë dalë me deklarata konkrete për atë se është arritur, apo s’është arritur marrëveshje në lidhje me çështjen e mediave, përveç lehtësuesit belg, Piter Vanhojte, i cili në profilin e tij zyrtar në Twiter e ka komentuar takimin e djeshëm si të pashpresë, por jo-serioze, njofton Portalb.

Përndryshe, mbrëmë në hapësirat e Klubit të Deputetëve, është mbajtur takim i grupeve punuese të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, me ndërmjetësuesin belg Vanhojte, ndërkaq më vonë, mbledhjes i janë bashkëngjitur edhe ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, dhe euroambasadri, Aivo Orav, njofton Portalb.

Edhe pse është pritur që mbrëmë diplomatët të kryejnë trysni ndaj negociuesve, takimi ka mbaruar pa zgjidhjen e çështjes së mbetur nga Marrëveshja e Përzhinos, gjegjësisht reformat në media.

Ndërmjetësuesi belg, Piter Vanhojte, këto ditë ka pasur takim edhe me përfaqësuesit e Asociacionit të Mediumeve (pesë televizionet nacionale). Ata kanë kërkuar depolitizim të plotë nga Agjencia për mediume, rregullimin e të drejtave të autorit, para dënimit të paralajmërohen dhe dënime racionale për mediumet.

Në ndërkohë zëdhënësja e lehtësuesit belg, Piter Vanhojte, ka njoftuar se sot përsëri do të vazhdojnë bisedimet.

Këto ditë pritet që eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han të vijë në Shkup dhe ta inspektojë zbatimin e kërkesave nga Marrëveshja e Përzhinos. Reformat në media, është njëra nga çështjet kryesore nga të cilat varet vlerësimi i bashkësisë ndërkombëtare për atë se a do të ketë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike apo, jo.

Propozimin për reforma në media, e ka mbështetjen e tre partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, LSDM-BDI dhe PDSH, por ende jo dhe të VMRO-DPMNE-së, Nga VMRO-DPMNE, thonë që janë të gatshëm të pranojnë kopje të çfarëdo ligjit që vjen nga çfarëdo shtet i Evropës, sipas tyre, propozimi i Vanhojtes është në favor të opozitës.

Ditë më parë, Van Hojte e komentoi propozimin e VMRO-DPMNE-së duke shtuar se nuk është mirë të kopjohen ligjet e vendeve evropiane dhe të pretendohet se janë të mira, sepse sipas tij, Maqedonia ka sistem të ndryshëm ligjor, tjetër bekgraund dhe origjinë të medias krahasuar me shumë vende evropiane, ai bëri thirrje që për reforma në media, gjegjësisht për përmirësimin e klimës aktuale mediatike.

Propozimin e Vanhojtes e ka mbështetur edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, ku ditë më parë deklaroi se ky propozim është i bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe idetë më pozitive të gazetarëve dhe ekspertëve të Maqedonisë.

“Ky propozim do të ndihmojë që të kemi media të lira. Duke pranuar propozimet RTVM do të jetë në shërbim të qytetarëve, jo të partive politike, kurse agjencia e mediave do të jetë trup profesional që do të mbështesë liritë e mediave”, tha Selmani.

Përderisa është e ditur thuajse në detaje çfarë kërkojnë partitë maqedonase , situata është e mjegulluar te partitë shqiptare. Edhe përkundër tentimeve të Portalb-it për të marrë kërkesat shqiptare të radhitura në mënyrë taksative, partitë shqiptare improvizojnë me deklarata të përgjithshme.

Pala shqiptare problemin e sheh tek emërtimet.

Të dy partitë janë të mendimit se RTVM, programi i dytë, të jetë 24 orë në gjuhën shqipe, si dhe t’i hiqet “makedonska” (maqedonase) për t’u zëvendësuar me “e Maqedonisë”.

“Kanali dytë të jetë 24 orë në gjuhën shqipe. Radio Shkupi, njëjtë, 24 orë në gjuhën shqipe. Emri të qëndrojë Radio Televizioni i Maqedonisë dhe jo “makedonska”. MIA të ketë redaksi të veçantë në gjuhën shqipe”, tha për Portalb deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Në të njëjtën linjë janë edhe nga BDI. Nga aty na informojnë se:

“Në parim përkrahim propozimet e ndërkombëtarëve dhe atë që rekomandon raporti i progresit. Duke pasur këtu parasysh edhe konsultimet me media dhe gazetar, si dhe kërkesat e mediave në gjuhën shqipe. Radio Televizionin e Maqedonisë ne e kemi në programin tonë zgjedhor nga viti 2014, 24 orë program në gjuhën”.

Propozimi i lehtësuesit belg, Piter Vanhojte:

Në atë propozim që u prezantua përpara gazetarëve, propozohet që anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Auto dhe Audio-Vizuele, të zgjedhën me 2/3 e shumicës parlamentare pasi që do të paraqiten në konkurs publik. Ata duhet të jenë profesionistë dhe ekspertë, ndërkaq duhet të kenë mbështetje edhe nga organizatat nga sfera e mediumeve.

Anëtarët e zgjedhur do të duhej të kishin mandat prej 5 vjetëve me mundësi për rikandidim. Propozohet që drejtorin e Agjencisë ta emërojë Këshilli.

Në rast të shkeljes së rregullave nga ana e ndonjë mediumi, Këshilli do të fillojë dialog me mediumin, gjatë së cilës masa e parë do të jetë paralajmërimi, ndërkaq licenca do t’i merrej vetëm në rast të shkeljes rigoroze. Në mënyrë të ngjashme do të duhet të zgjedhen edhe anëtarët e Këshillit të RTVM-së, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare propozon që buxheti i Shërbimit Publik, të jetë 1% i buxhetit shtetëror, përcjellë Portalb.

Në lidhje me reklamat qeveritare, propozimi i Vanhojtes parasheh për porositë qeveritare të cilat janë në interes publik, Shërbimi Publik dhe mediumet komerciale të mos fitojnë kompensim parash, por të jenë pa pagesë.

Propozohet edhe zvogëlimi i tatimit për televizionet komerciale nga 18% në 5%.

LEXO: Nëse jo Han, Bejli dhe Orav do ta japin “Amin-in” për zgjedhje?

LEXO: Ja doracaku “12 pikësh” i Vanhojtes për gazetarët e pushtetit

LEXO: Çfarë propozon Vanhojte e çfarë VMRO DPMNE për mediumet?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button