Komentet nuk janë zëvendësim për mungesën e fakteve

[Recension: Aktivistë të BDI-së shpërndajnë ndihma në Likovë]

Përpilimi i lajmit me elemente komentimi dhe qëndrime personale, largon artikullin nga objektiviteti dhe e drejton kah anshmëria e pasqyrimit. Akuzat dhe qëndrimet personale të gazetarit, nuk kanë vend në lajm, aq me tepër kur të njëjtën e bën në mungesë të fakteve dhe dëshmive të cilat janë baza e lajmit.

Aktivistë të BDI së shpërndajnë ndihma në Likovë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Aktivistë të BDI-së shpërndajnë ndihma në Likovë”

Data dhe koha e publikimit: 07.02.2016

Data e recensionit: 07.02.2016

Recensues: Adrian Kerimi

Në tekstin që recensojmë, ajo që pretendohet nuk dëshmohet në asnjë element, ndërsa autori me pa të drejtë qëndrimet e tij ia imponon lexuesit. Teksti nuk ka as strukturën e një lajmi. Koka e tij është shumë konfuze dhe nuk kuptohet qëllimi i autorit; nëse ai është për të informuar për ndihmat e shpërndara, ose për tu vënë atyre epitetin manipulues.

Në prag të fushatë elektorale ka filluar shpërndarja ndihmave për ta manipuluar votën e qytetarët të varfër dhe të harruar nga regjimi politik. Aktivistë partiak të BDI-së përmes disa shoqatave, në të gjitha fshatrat e Komunës së Likovës kanë shpërndarë pako ndihmash nga 5 kilogram miell, vaj si dhe gjëra tjera ushqimore.

Autori që në fjalinë e parë ka pretenduar se bëhet fjalë për një akt manipulues por për këtë nuk ka cituar asnjë burim. Në tekst nuk thuhet se ka pasur tentativë për të marrë një qëndrim zyrtar për aktin në fjalë, as nga partia që përfshihet në tekst dhe as nga shoqatat për të cilat autori thotë se janë “disa” pa i treguar lexuesit se për cilat shoqata bëhet fjalë. Përveç prononcimit të tyre, autorit patjetër do i duhet edhe ana e qytetarëve.

Disa qytetarë janë ndjerë të nëncmuar dhe degraduar nga trajtimi i pative politike, të cilët në kohë fushatash e kthejnë kokën nga ata. (INA)

Nuk ka formë tjetër që lexuesi të informohet për ndjenjën e nënçmimit dhe degradimit që thuhet se kanë ndjerë qytetarët, përveç se nëpërmjet transmetimit të mendimit të tyre me citime.

Në një kohë të tensionit politik mund të ofrohen informacione të ndryshme, por gazetari pa i verifikuar, nuk mund ti botojë ato. Në të kundërt do të bie pre e propagandës, edhe atëhere kur qëllimin e ka të mirë.
Keqpërdorimet me ndihma janë shqetësuese, por nëse ato nuk verifikohen, mbetet gjithçka vetëm supozim. Aq më pak gazetarit i lejohet të komentojë. Në mungesë të fakteve komenti i gazetarit nuk është zëvendësim.

Kodi etik i kufizon qartë të drejtën gazetarit në aspektin e komentimit dhe dallimin mes fakteve dhe komenteve. Nenit 13 dhe paragrafët e tij përcaktojnë qartë se:

“Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”.

“Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guxojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte”.

“Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button