Pa burime teksti del “fallco”

Recension: “Në Maqedoni ka 290 doktoratura falco”

Herë pas here vëmendja e mediave zhvendoset në sektorin e arsimit, në parregullësitë dhë pakënaqësitë ndaj organeve kompetente. Duke pasur parasyshë faktin që, për një shoqëri, arsimi është ushqimi i saj, është shumë e arsyeshme që parregullësitë të adresohen dhe të kërkohet përgjegjësi për ato. Një titull që paralajmëron për një mega-skandal ja vlen të vendoset vetëm për një tekst që trajton vërtetë një diçka të tillë.

Tv Koha - Ne Maqedoni ka 290 doktoratura falcoLinku deri te artikulli origjinal: “Në Maqedoni ka 290 doktoratura falco

Data e publikimit: 09.02.2016

Data e recensionit: 11.02.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Në një shtet me rreth 2 milion banorë, ku arsimi, sidomos ai sipëror ka qenë në fokus, pohimi se ka 290 doktoratura plagjiat, është një skandal i madh dhe duhet trajtuar si i tillë. Ky problem tregon shkeljen e ligjit për të drejtat autoriale dhe ngecje serioze në funksionimin e arsimit. Por autori ka bërë një titull “bombë” kurse teksti flet vetëm për dyshime që duhen hulumtuar.

“Kjo është zbuluar nga sistemi kompjuterik dhe softueri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili ka alarmuar se shumë punime doktorature të finalizuara janë përpunuar me materiale të huazuara dhe të përshkruara.”

Pohimi është vërtetë alarmant por mungojnë autoritetet kompetente për të dhënë detaje rreth çështjes.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, siç transmeton ina njoftimin, pritet të ndërmarrë masa për të gjitha doktoraturat e dyshimta, dhe në rast se rezultojnë plagjiatë, atëherë institucionet arsimore që kanë dhënë këto tituj apo komisionet e formuara pranë kësaj ministrie do ti marrin titullin shkencor personit apo shkencëtarit të caktuar.”

Teksti flet pra për dyshime, sepse flitet për masa “nëse rezultojë plagjiat”. Në fakt edhe vetë dyshimi për një gjë të tillë nga intituciont është çështje me interes publik dhe duhet trajtuar. Por jo me ekzagjerime dhe keqinterpretim të fakteve.
Ndërkohë teksti i njëjtë është publikuar në shumë portale, por jo të gjitha mediat e kanë trajtuar çështjen kaq të mjegulluar dhe disa media janë tunduar nga nevoja për të mësuar si qëndron e vërteta. Autori paraprak kundërshtohet në tekstin e publikuar nga Portalb.mk i cili ka burime që hedhin poshtë shumë nga ajo që thuhet më lart.

E para: Hidhet posht numri 290 dhe nga vetë ministria thonë se nuk mund të jepet një numër i saktë.

E dyta: Ministria mohon që do të ndërmarrë fushatë për marrjen mbrapsht të titullit shkencor për kandidatët duke thënë që kompetentë për vlerësimin e kandidatëve janë vetë profesorët që ndjekin punën e tyre.

E treta: Është një burim i tretë që hedh poshtë edhe saktësinë e softuerit më të cilin detektohet plagjiati.

Me vetë iniciativën për të kontaktuar burimet kompetente për temën, autori i tekstit që recensojmë, do të kishte shmangur spekulimet në tekstin e tij dhe do të kishte bërë një artikull profesional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button