Kur te te marr n’andërr, thirma emrin!

Pëshperitmë, Unë erdha…

E unë me vrap, krahë hapur, sy mbyllun,

Do ti ngjitem andrrës, Te t’them se ka kohe qe prita,

Te t’them se jeta jasht asaj të jotes,

S’asht as ma e ambël se ti, As ma e keqe se ti,

Veq se e ka nji t’mire,

Se t’pakten unë mundna edhe ta jetoj,

A ty, veq të t’shijoj,

Fundi fundit ti m’jep jetë ma shumë, Kjo ka randsi.

N’çoftse buzt t’jan tha, do t’bi edhe jete,

M’trego ti,

Se s’ja kam iden si asht me qen andrra e dikujt,

Fatkeqsisht..

Edhe n’çoftse as gjumi s’msjell te ti,

Ti asnjiherë mos mer guximin me ik,

Se te ti un e kam gjet veten ma mirë, kur mbyll sytë,

Se kur zgjohem nga ti,

S’njoh askënd,

Për Zotin..

A e sheh edhe ti sa e quditshme asht

Me pas shpirt pi nji andrre?

Mos ja urofsha as armikut,

Me u qu prej gjumi, e me i kerku perendise mëshir, mos me t’qu pi asaj andrre asnjiherë,

Me ra me at andërr, e me u qu per at andërr, me jetu me at andërr, me vdek per at andërr, Ku ma keq?

Autor: Sara Emini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button