Tetë vjetori i Pavarësisë shënohet me aktivitete të ndryshme

Me rastin e tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dita do të shënohet me aktivitete të ndryshme, duke filluar nga parakalimi i FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës, e deri të dhurimi i gjakut.

Parakalimi në shesh do të shoqërohet edhe nga aktivitetet e ndryshme akrobratike të kadetëve si dhe bendit muzikor të FSK-së.

Në të njejtën kohë, saktësisht në orën 10:00, Biblioteka Kombëtarë e Kosovës “Pjetër Bogdani”, hap ekspozitën e librit “Kosova në udhën e Pavarësisë”.

Me fillim të orës 11:00 bëhen homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, në ndërkohë vetëm një orë më pas, bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.

Në orën 12:00 do të ketë aktivitet kulturor, ku ansambli SHOTA do të defilojë në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”.

Ndërkaq, në orën 20:00 Baleti Kombëtar i Kosovës në Teatrin Kombëtar shfaq Baletin “Dasma” me regji e koreografi të Mehmet Ballkan.

Qeveria ka njoftuar se të gjitha komunat në orën 09:00 bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës.

Po ashtu, në ora 10:00, Kuvendet Komunale të mbajnë mbledhje solemne me mysafirë të ftuar.

“Më datë 17 shkurt 2016, delegacionet e larta të institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Kabineti Qeveritar, do të bëjnë homazhe tek varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve. FSK do të angazhojë pjesëtarët e saj tek varrezat dhe komplekset e dëshmorëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button