Kush do e drejtojë universitetin “Nënë Tereza”?

Përkundër njoftimeve fillestare se rektori i Universitetit të ri “Nënë Tereza” në Shkup do të jetë i huaj, MASH duket se ka ndryshuar qëndrimin për këtë aspekt. Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi nuk e përjashton mundësinë që numri një i këtij institucioni të jetë vendas, njofton Alsat M.

“Është herët për të fol se kush do të jetë rektor, dhe kjo nuk është puna e ministrit dhe e ministrisë mirëpo do të dëshironim që të jetë një profesor nga ndonjë universitet me renome. Nëse eventualisht do të ndodhte që të mos ketë të interesuar nga jashtë, sigurisht që do të jetë nga Maqedonia, profesor i cili i plotëson kriteret, profesor i cili është i angazhuar në universitetet publike dhe private në Maqedoni”, deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button