Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do t’u ngjajë ditëve të kaluara. Gjatë paradites do të jetë me vranësira mesatare, ndërkaq gjatë ditës do të mbizotërojnë periudhat e shpeshta të diellit dhe erërat e lehta jugore, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri më 7 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 18 deri më 22 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, gjatë paradites do të ketë nivel të ulët të mjegullave, ndërkaq gjatë ditës do të ketë periudha të kohëpaskohshme të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri më 6 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 21 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button