Një grup intelektualësh po kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Një grup prej rreth 30 personash, që veten e quajnë “grup i intelektualëve dhe autoriteteve morale” dhe që përbëhet nga shkrimtarë, poetë, profesorë, doktorë, veprimtarë, gazetarë e avokatë, po kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

Përmes një apeli dërguar mediave, ky grup thotë se duke dashur të marrim përgjegjësitë tona qytetare e intelektuale, dëshirojmë t’u drejtohemi publikisht qytetarëve të Republikës, Qeverisë dhe forcave politike, lidhur me situatën në Kosovë, me qëllim që të ndihmojmë në marrjen e vendimeve të drejta e të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, njofton KOHA.net

“Përpjekjet e qeverisë aktuale për të kontrabanduar e realizuar marrëveshjet me Serbinë, pavarësisht vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese se ato janë në shpërputhje me frymën e Kushtetutës dhe e cenojnë rëndë rendin kushtetues e juridik të Republikës, tregojnë qartë se kemi një qeveri politikisht të papërgjegjshme dhe të pamoralshme, dorëheqja e së cilës shtrohet si kërkesë dhe nevojë imediate”, thuhet në këtë apel të këtij grupi.

Ata shprehen të bindur se “për shkak të problemeve të krijuara dhe të gjendjes me të cilën po ballafaqohemi, kemi ardhur në situatë kur Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet”.

Grupi konsideron se kjo duhet të ndodhë për arsyet e mëposhtme:

  • për shkak të mënyrës se si po trajtohet pasuria nacionale (Trepça, Brezovica, Termocentralet e Kosovës etj.),
  • për shkak të sjelljes së Qeverisë lidhur me Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi,
  • për shkak të dështimit në UNESCO,
  • për shkak të dështimit në procesin e liberalizimit të vizave,
  • për shkak të shkeljeve të premtimeve zgjedhore, – për shkak të mosfunksionimit të sistemit gjyqësor dhe të mungesës së drejtësisë në vend,
  • për shkak të largimit masiv të popullatës nga Kosova,
  • për shkak të ndjekjeve penale të një numri të konsiderueshëm të deputetëve dhe të represionit ndaj opozitës në përgjithësi,
  • Sidomos për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, me të cilin akt kryeministri shkeli themelet e rendit kushtetues-juridik të vendit, të cilat shkelje i vërtetoi tashmë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dorëheqja e qeverisë bëhet imediate

“Përfundimisht, vetëm dorëheqja e Qeverisë, që tashmë ka humbur legjitimitetin, do të rikthejë vullnetin e popullit dhe do ta ndalë shndërrimin e Kosovës në shtet autoritar”, përfundon reagimi i “Grupit të intelektualëve dhe autoriteteve morale”.

Grupi i intelektualëve dhe autoriteteve morale përbëhet nga:

  1. Sadri Fetiu, shkrimtar
  2. Agim Vinca, profesor
  3. Avni Dehari, shkrimtar
  4. Skënder Kastrati, veprimtar
  5. Rushit Ramabaja, shkrimtar
  6. Bislim Pireva, profesor
  7. Shefik Shkodra, shkrimtar
  8. Fatime Ahmeti, poete
  9. Nazim Qehaja, doktor
  10. Gani Korça, gazetar
  11. Ismajl Kastrati, ekonomist
  12. Bashkim Lajçi, profesor
  13. Zymer Neziri, profesor
  14. Hasije Selishta, poete
  15. Reshat Sahiti, shkrimtar
  16. Abdyl Kadolli, shkrimtar
  17. Nebih Bunjaku, shkrimtar
  18. Gani Abazi, doktor
  19. Behare Rexhepi, shkrimtare
  20. Binak Ulaj, profesor
  21. Xhafer Shatri, veprimtar
  22. Begzad Baliu, profesor
  23. Afërdita Dervishi, profesoreshë
  24. Bejtush Isufi, avokat
  25. Fitim Alidema, profesor
  26. Shefqete Gosalci, poete
  27. Shqipe Hasani, poete
  28. Muhamet Keka, shkrimtar
  29. Adnie Morina, poete
  30. Sadri Ramabaja, profesor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button