Greqia bën gati qendrat e reja për migrantët

Katër nga gjithësej pesë qendrat për regjistrimin e migrantëve janë gati për të pranuar refugjatët, deklaroi sot ministri grek i Mbrojtjes, raporton Anadolu Agency.

Në kohën kur po shtohet presioni mbi Greqinë për të kontrolluar fluksin e refugjatëve, ministri Panos Kammenos udhëtoi drejt ishujve grek në detin Egje, për të inaguruar qendrat e pranimit të tyre.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, qendrat në ishujt Chios dhe Samos do të akomodojnë 1,000 persona ndërsa ato në Lesvos dhe Leros do të mund të akomodojnë 800 të tjerë.

“Qendra për pranimin e refugjatëve në Kos aktualisht është në ndërtim e sipër dhe do të jetë e gatshme pas pesë ditësh” deklaroi Kammenos, sipas të cilit vonesa është si pasojë e kundërshtimit të prefektit lokal dhe qytetarëve, nga frika se kjo qendër mund të ndikojë negativisht për zhvillimin e turizmit.

Ishujt grek po përballen me një fluks të madh të refugjatëve të cilët vijnë nga Turqia fqinje, nga ku vitin e kaluar në teritorin e saj hynë rreth 850,000 refugjatë.

Greqia më herët premtoi se do të ndërtojë qendrat deri më 15 shkurt, ndërkohë që liderët e Hungarisë, Polonisë, Çekisë dhe Sllovakisë kërkuan nga Maqedonia dhe Bullgaria të ndërtojnë gardhin e dyfishtë përgjatë kufijve me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button