“Demaskim” pa fakte

[Llatasi: Gjatë kohës së Gruevskit klani i Zaevit ka qarkulluar 205 milionë euro (FOTO)]

“Tekstit” që i është nënshtruar këtij recensioni, i cili është kornizuar me mjë titull spekulues, i mungon teksti. Ky publikim ka vetëm një fjali dhe është ilustruar me disa printscreen-e nga telopi i lajmeve në një televizion me koncesion nacional. Në këtë Ditar (10.02.2016), përndryshe, mysafir ishte lideri i opozitës, ndërsa bisedën e zhvilloi kryeredaktori i televizionit.

LatasLinku deri te artikulli origjinal: Gjatë kohës së Gruevskit klani i Zaevit ka qarkulluar 205 milionë euro (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 10.02.2016

Data e recensionit: 15.02.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

KONSTRUKSION I QËLLIMSHËM

Fjalia e vetme në artikull është:

Llatasi e demaskoi krejtësisht biznesin e klanit të Zaevit.

Dhe aq. Lexuesve nuk u ofron sarim se si është bërë ky “demaskim”. Janë ofruar vetëm disa screenshot-e nga intervista e përmendur ku janë theksuar shuma milionëshe të fitimit të familjes Zaev. Mirëpo, mungojnë fakte që do ta konfirmojnë vërtetësinë e numrave të ofruar, e nuk theksohet as se prej ku janë marrë ato, që lexuesit vetë të vlerësojnë se a mund t’u besojnë ose jo.

Poashtu, edhe pse të dhënat janë marrë nga Ditari i televizionit ku ka qenë mysafir Zaevi, megjithatë, nuk janë ofruar edhe përgjigjet e tij. E ai, në bisedë e mohon numrin prej 205 milionë eurosh dhe thotë:

Kjo nuk është e vërtetë. Zoran Zaevi ka pronë të përgjithshme në vlerë prej 120 mijë eurosh pa pronën e babait tim.  (14.09 nga videoja

Në publikim mungon edhe deklarata e Zaevit për firmat që janë paraqitur në printscreen-e, në të cilën thuhet:

Ju i numëruat gjysmën e firmave të Maqedonisë që janë partnerë të biznesit. (16.55 nga videoja)

Është e qartë se këto momente nga intervista janë heshtur qëllimisht për shkak se nuk janë përputhur me konceptin e konstruksionit të këtillë të qëllimshëm që ide të vetme ka pasur ta njollosë autoritetin e liderit të opozitës. Ndërsa, motivet për një veprim të këtillë nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë, dhe është e qartë se ato janë të inspiruara politikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button