Arkë e zbrazur për Bit Pazarin, projekti mbetet vetëm në letër?

Projekti për pamjen e re të Bit Pazarit, i cili parashikohej që të fillonte të ndërtohet gjatë muajit qershor të këtij viti, mbetet ende i pa realizuar.

Përgjegjësi i Sektorit për Urbanizëm në komunën e Çairit, Xhengiz Hani bën të ditur se plani i etajuar është përfunduar.

“Ky sektor ka për detyrë projektimin e planeve dhe projekteve të Komunës së Çairit dhe themi se projekti i detalizuar për pamjen e re të Bit Pazarit është përfunduar”, tha Hani.

Sa i përket fillimit të punimeve të cilat do të fillojnë ta realizojnë këtë projekt, ende nuk ka datë të caktuar.

“Projekti për pamjen e re të Bit Pazarit është duke u zhvilluar por saktësisht nuk e dimë se kur do të fillojnë punimet”, tha zëdhënësja e kësaj komune, Kaltrina Azizi.

Arsyet ende mbeten të panjohura pse nuk fillohet me punë, jo-zytrarisht flitet se nuk ka para të ndara për këtë projekt. Derisa nga ana tjetër e lumit, punimet e projektit “Shkupi 2014” po marrin përfundimin.

Ndërkaq gjatë muajit mars të këtij viti, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe  drejtori i Skopski Pazar Sasho Davitkovski paralajmëruan projektin i cili do të shndërron Bit Pazarin në një treg modern, realizimi i të cilit pritej të fillonte tre muaj pas prezantimit, gjegjësisht gjatë muajit qershor të këtij viti. 

Lajme të ngjashme

Back to top button