Policia, tri armë kanë qëlluar në drejtim të lokalit në Elbasan

Prokuroria e Elbasanit i cakton disa detyre policisë dhe agjentëve të SHISH për të zbuluar makinën që autorët kanë përdorur ditën e ngjarjes.

Burimet thonë se makina e cila duket në pamje filmike nga kamera e sigurisë, është identifikuar dhe po kërkohet për llojet e njejta që të bëhet edhe identifikimi i personave që kishin në përdorim. Ndërkohë policia shekncore mësohet se ka identifikuar tre armë, që kanë qëlluar në drejtim të lokalit të familjes Çapja, ku u ekzekutuan 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.

Të tre armët, mendohet se kanë qenë automatic “Kallashnikov” dy prej të cilave janë sekuestruar në vendin e ngjarjes. Nga ana tjetër po punohet në rrugë operative për të parë dhe identifikuar autorët e mundshëm. Deri më tani janë ngritur 3 pista hetimore, të cilat po verifikohen, si hasmëria, trafiku i drogës dhe sherri banal mes pjesëtarëve të familjes Çapja dhe autorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button