“Më shumë arsye për të protestuar se për të festuar”

Ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në fjalën e tij në një konferencë për media të lëvizjes, ka thënë se me 17 Shkurt ka më shumë arsye të protestohet, se sa të festohet.

Në fjalën e tij, ndër të tjerash Kurti është shprehur se Kosova është shndërruar në një shtet policor, pasi që po arreston aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në kuadër të persekutimit politik.

“Ka filluar një fushatë policore e arrestimit të aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s në kuadër të persekutimit politik që po na e bën ky regjim. Një ditë para protestës së 17 shkurtit, protestë kjo për shtet me sovranitet dhe kundër qeverisë antikushtetuese, pushteti në panik përmes aparatit represiv po mundohet me çdo kusht ta shtyp vullnetin e qytetarëve për ndryshim”, ka deklaruar Kurti.

Kryetari i dikurshëm i Vetëvendosjes, po ashtu thotë se protesta e paralajmëruar për 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, do të jetë masive, më e madhe se protesta e 9 janarit të këtij viti.

“Meqë duan të na e ndalin ose zvogëlojnë protestën e nesërme, lirisht mund të themi se këto arrestime janë tashmë të vonuara: protesta e 17 shkurtit do t’ia thyejë rekordin edhe protestës së 9 janarit të këtij viti si protesta më e madhe në Kosovën e pasluftës”.

“Qeveria Mustafa-Thaçi duhet të largohet. Më 17 shkurt ka shumë më tepër arsye të protestojmë sesa të festojmë. Protesta e 17 shkurtit është protestë për t’u çliruar nga regjimi Mustafa-Thaçi dhe është protestë për ta shpëtuar Republikën. Demokracia do të triumfojë. Qytetarët e Republikës janë garanci për këtë”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button