Nëse jo Han, Bejli dhe Orav do ta japin “Amin-in” për zgjedhje?

Pas dështimit të fundit të euro komisarit Johanes Han që t’i përafrojë qëndrimet e partive nga dialogu i dalur nga Marrëveshja e Përzhinos, u paralajmërua se ai do të vijë edhe njëherë në fund të muajit shkurt për t’i dhënë vlerësimet e fundit se a janë plotësuar kushtet e kërkuara për zgjedhje fer dhe demokratike më 24 prill të këtij viti.

Megjithatë, Han për MIA nuk ka treguar se a do të vijë për vizitë në Shkup.

“Kemi pasur marrëveshje në qershor/korrik të vitit të kaluar dhe një pjesë e kësaj marrëveshjes dhe pjesë e kësaj marrëveshje është edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por, nuk mund t’u jap përgjigje për momentin. Varet nga rezultati i institucioneve ndërkombëtare dhe të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, vlerësimit të tyre për pjekurinë e përgatitjes së zgjedhjeve. Pastaj ata duhet të sjellin vendim”, theksoi Han.

Njohësi i çështjeve evropian Bojan Mariçiq për Portalb thotë se që kur ambasadori i BE-së Aivo Orav dhe ai amerikan Xhes Bejli ju drejtuan me letër kryeministrit Emil Dimitriev, sa i përket kritereve që duhet të plotësohen për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, automatikisht barra mbi mbi këta dy ambasadorë.

“Gjasat janë të mëdha që ai nuk do të vijë. Në fakt me daljen publike të Oravit edhe Bejlit ata e kanë marrë përsipër vlerësimin e procesit. Do të vlerësohet se deri ku është pastrimi i listave dhe KSHZ, mediat dhe pjesa e ndarjes së partisë nga shteti dhe në bazë të kësaj do të japin rekomandim për mbajtjen apo mosmbajtjen e zgjedhjeve. Vlerësimi im është që ka shumë argumente për tu anuluar zgjedhjet. Nuk mund të prognozojë datën, por të gjithë e kanë të qartë se nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill”, theksoi për Portalb Mariçiq.

Sipas profesorit universitar Abdulla Azizi, euro komesari Han harron të shton nëse përgjegjësia për mospërfilljen e akt-akuzave të Prokurorisë speciale nga Gjykatat vendore në Maqedoni, do të nxit ndërkombëtarët (përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve) që të mendojnë nëse do të duhet të paramendojnë një mision special (sikur EULEX në Kosovë) që do të përfshinte, përveç Prokurorisë speciale edhe një gjykatë speciale dhe shërbime të tjera lidhur me trajtimin e rasteve që lidhen me përgjimet, dhe në këtë drejtim keqpërdorimet, krimin dhe korrupsionin.

“Me sa duket, punët nuk po ecin ashtu siç janë paramenduar, ndërsa afatet nuk do te respektohen. Reformat e kërkuara dhe ndryshimet nuk do të shpien në realizimin e kërkesave nga Marrëveshja e Përzhinos, për shkak të obstruksioneve që i bën pushteti. Mbajtja e zgjedhjeve nuk do të ketë kuptim nëse vetëm thirremi në datën e përcaktuar, pa mos u pjekur kushtet paraprake që lidhen me eliminimin e mangësive sistemore, ligjore dhe institucionale”, tha për Portalb Azizi.

Euro- ambasadori Aivo Orav pati thënë se më 20 shkurt, para shpërndarjes së Parlamentit, BE dhe SHBA në konsultim me ekspertë lokal dhe ndërkombëtarë, do të vlerësojnë nëse ka kushte për zgjedhje kredibile. Derisa ambasadori amerikan Xhes Bejli kishte porositur liderët partiak që të mos t’i sulmojnë figurat publike që tentojnë të organizojnë zgjedhje kredibile, raporton Portalb./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button