“Maqedoni, si të lirohemi nga shteti i robëruar”

Shoqëri civile me efektive dhe media të lira janë dy komponentë kryesore, të cilat duhet ta çlirojnë shtetin nga robëria. Ishte ky përfundimi i panelistëve në debatin qytetar për shoqëri të lirë dhe drejtësi sociale me temë: “Në mes idesë për liri dhe shtetit të robëruar”, raporton Portalb.

Dy parakushte janë për shoqëri qytetare, ka thënë Mirjana Najçevska. “Të gjithë e duan lirinë nga këndvështrimi tyre, mirëpo si reagojmë ndaj llojllojshmërisë?! E para është, respekti ndaj atyre që janë ndryshe nga ne, kështu duke e respektuar llojllojshmërinë. Dhe e dyta, respekti ndaj shprehjes së lirë edhe në raste kur nuk pajtohemi të gjithë”, ka thënë mes tjerash profesoresha Najçevska duke shtuar se duhet ta themi me çdo kusht atë që e mendojmë pa frikë.

Misho Popoviq, nga Instituti për Demokraci- Societas Civilis ka porositur të mos i vijë turp askujt të protestojë për të drejta. “Na vjen turp me bë diçka vetëm, por s’duhet të na vijë turp, ne duhet ta bëjmë. Rrugës për në debat, një qytetar i vetëm po protestonte para Ministrisë së Drejtësisë. Duhet të nisemi nga vetja që punët të ecin mirë”, potencoi Popoviq.

Përfaqësuesja nga organizata Civil, Biljana Evert ka alarmuar për krizën e thellë politike e cila po vazhdon edhe pas bisedimeve të partive politike. “Gruevski ka satanizuar opozitën, organizatat qeveritare por edhe faktorin ndërkombëtarë”, tha Evert.

Për ta çliruar vendin nga ky pushtet, Biljana Bejkova nga OJQ Info Qendra rekomandon që të bëjmë të kundërtën e asaj që e bën ky pushtet aktual.

“Duhet t’i zgjedhim të gjitha mjetet si: edukimi, aktivizimi qytetarë dhe solidarizimi. Unë shohë shpëtim. Megjithatë, pa lirinë e mediave nuk kemi bërë asgjë. Mediat janë pjesë e pandashme e shoqërisë civile”, vlerësoi Bejkova.

Ndryshe, gazetari i njohur Lubisha Arsiq, i cili zbuloi aferën me letërnjoftimet e falsifikuara, tha se për ta shpëtuar gazetarinë duhet të lirohemi nga klientalizmi. Ai sqaroi çështjen nëpërmes përvojave personale.

“Kanal 5 më ofruan privilegje nëse marr pozitën e redaktorit. Por, unë nuk pranova edhe pse më shantazhonin me aktvendimin për të paguar gjobë për një shkrim që kisha bërë kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Kështu që unë duke e ruajtur interesin personal do të duheshe ta shkel interesin publik që automatikisht i bie ta mbroj interesin partiak”, ka sqaruar Arsiq, duke dhënë shembull të ngjashëm edhe me përvojën e tij në Alfa TV. Ai ka porositur që gazetarët ta ruajnë interesin publik para atij personal.

Në këtë debat nga përfaqësuesit e partive politike ishte vetëm Zoran Zaev, i cili përshëndeti organizimin e debatit dhe uroi që debate të këtij niveli të organizohen edhe më tutje./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button