Han: Mbyllja e kufijve me Greqinë do të thotë problem i ri për zgjidhjen e çështjes së emrit

Bllokada e plotë e kufijve me Greqinë nga territori i Maqedonisë do të thotë problematizim i marrëdhënieve dypalëshe të Republikës së Maqedonisë me Greqinë dhe zgjidhja e dallimeve rreth emrit. Ky paralajmërim, sot në Konferencën tradicionale ballkanike që po ndodh për të 15­n herë në organizim të organizatës joqeveritare “Miq të Maqedonisë” e dërgoi eurokomisari për bisedime për zgjerim Johanes Han, i cili foli së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë të angazhuar për eurointegrime Fatmir Besimi, njofton korrespondenti i MIA­-s nga Brukseli.

Në pyetjen për komentin e tij për rethojën në kufitin Maqedoni­-Greqi, komisari han theksoi se ai “i kupton reagimet për rrethojat” dhe se për këtë kërkon mbrojtje të kufijve të jashtëm të BE­së dhe se në këtë rast “bëhet fjalë për Evropën”.

“E dyta, mos e nënçmoni krizën e brendshme politike që duhet të kapërcehet në IRJM. Ndërsa, një prej shkaqeve pse situata në vend është e tillë ka nidkim edhe ajo që Shkupi ka status kandidat nga viti 2005 dhe i njëjti asnjëherë nuk është transferuar në bisedime. Dihet edhe çështja për emrin dhe shikojmë se Qeveria e re greke është më transparente që të punojë në zgjidhje të mundshme dhe unë e mbështes këtë. Frika është se nëse ka tensione të mëdha mes vendeve për shkak të kufirit, që mund të ketë ndikim në shumë çështje të paradokohshme për tejkalimin e ngecjes politike që zjat me vite. Për këtë, në mënyrë të veçantë me komisarin për zgjerim, unë kam interes që kjo të mbetet kufi i qëndrueshëm”, theksoi Han.

Eurokomisari për zgjerim shtoi se vendet nga Ballkani Perëndimor janë të rrethuar nga anëtaret e BE­së tashmë ekzistuese dhe se është e qartë se në një moment të caktuar duhet ato të kyçen në familjen e Unionit.

“Ky moment të shfrytëzohet, që të shndërrohet në mënyrë pozitive përpara dhe ne punojmë në këtë, kështu që kriza prodhoi diçka pozitive”, theksoi Han.

Edhe krahas asaj që ka moratorium të zgjerimit të BE­së deri në vitin 2019, megjithatë, sipas Hanit edhe në programin për zgjerim të Unionit, ky proces mbetet. Ai i ka theksuar shembujt me Bosnjë e Hercegovinën, e cila dje parashtroi aplikacion për anëtarësim që nuk e ka pritur askush nëse shikohet në situatën në vend nga para një viti. Kapituj të ri nga bisedimet janë hapur edhe me Malin e Zi, ndërsa kanë filluar me negociata edhe me Serbinë, derisa ka progres edhe në bisedimet me Turqinë.

“Kriza e refugjatëve, mund t’i mbështesë këto orvatje sepse tregon që vendet e Ballkanit Perëndimor në një mënyrë ose në një tjetër tashmë janë anëtare të klubit. Nuk kuptojmë se në këtë rast, zgjidhja është e mundshme nëse ka bashkëpunim të ngushtë mes anëare të BE­-së dhe atyre që akoma nuk janë. Gjeografikisht, jo­anëtaret e Unionit janë të rrethuara me anëtare dhe për këtë duhet nga afër të bashkëpunojmë. Në vjeshtë kemi pasur Samit të Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit, ndërsa epilogu ishte përmirësimi i logjistikës se deri më tani këto vende kanë shërbyer si vende tranzite, që krijon probleme, por në pikëpamje të bashkëpunimit ky ka qenë Samit i mirë”, theksoi Hani.

Megjithatë, eurokomisari paralajmëroi se vendet që nuk janë anëtare të BE­së në rajon, por edhe anëtaret e Unionit, se nuk guxojnë të bëhen vendparkim për refugjatët dhe për këtë ai është shumë mirënjohës dhe i lumtur që ka vendim të NATO-­s për kontrollin e përbashkët kufitar në kufirin detar turko­grek, që do ta zvogëlojë fluksin e refugjatëve dhe presionin.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Fatmir Besimi, megjithatë, theksoi se një prej aspekteve që është parë në këtë periudhë gjatë krizës është se vendet e Ballkanit qëndrojnë së bashku dhe bashkëpunojnë. Sipas Besimit, është e dukshme edhe nëse shihet sa takime kanë ndodhur midis liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE­së, se për periudhën derisa ekziston kriza e refugjatëve, në krahasim me pesë vitet e fundit shihet dallimi në marrëdhënie.

Në fund, eurokomisari Johanes han theksoi se “ka dallim midis refugjatëve dhe migrantëve” dhe kërkoi që të mendohet për sjelljen e politikës së përbashkët evropiane për azilantë, të atillë siç kanë SHBA-­ja, Kanadaja dhe Australia. Përndryshe, pasdite, Han do ta presë në zyrën e tij në Komisionin Evropian zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë Fatmir Besimi, me të cilin pritet të bisedojnë për krizën politike në Maqedoni dhe zgjidhjen e saj, si dhe për krizën e refugjatëve dhe ballafaqimin me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button