Veljanovski: Vendimi për shpërbërjen e Parlamentit është sjellë me shumicë parlamentare

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski, sot është takuar me raportuesit e Komisionit për respektimin e detyrave dhe përpjekjeve të shteteve-anëtare në Këshillin e Evropës, njofton Portalb.

Në takim, ashtu siç ka njoftuar kabineti i Veljanovskit, kanë marrë pjesë, deputetët, Lise Kristofersen dhe Valeriu Gileçi, përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Aleksandar Nikolloski, shef i delegacionit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Veljanovski duke iu referuar gjendjes aktuale të vendit, përfaqësuesit e Këshillit të Evropës i ka njoftuar për vendimin e shpërbërjes së Parlamentit, e cila siç ka theksuar, është rezultat i marrëveshjes politike për dalje nga kriza.

“Kryetari i Parlamentit ka informuar se vendimi për shpërbërjen e parlamentit është sjellë me shumicë parlamentare dhe pritet zbatimi i tij më 24 shkurt. Raportuesit, kanë treguar interes për atë se çfarë ndikimi do të ketë vlerësim të BE-së e cila pritet që së shpejti të bëhet dhe të shohim se çfarë hapa do të ndërmarrim nëse ai vlerësim është negativ në lidhje me përgatitjen e shtetit për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike dhe të njëjta do të tregojë edhe për shtyrjen datës së mbajtjes së zgjedhjeve”, thuhet në kumtesë, njofton Portalb.

Veljanovski ka shprehur bindje se vlerësimi i BE-së do të pranohet nga ana e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos dhe ka shtuar se pret që të zbatohet në tërësi Marrëveshja e Përzhinos nga liderët e partive politike, dhe me këtë zgjedhjet të mbahen në datën e caktuar sipas marrëveshjes.

“Ai ka theksuar se qëllimi kryesor është mbajtja e zgjedhjeve, të rregullta fer me pjesëmarrje të të gjitha subjekteve politike në vend. Gjithashtu, ai e theksoi edhe rëndësinë e Organit Ligjvënës në proceset demokratike, dhe vlerëson se mosinkuadrimi i saj në bisedimet për dalje nga kriza është treguar si mungesë”, shtojnë nga kabineti i Veljanovskit.

Raportuesit e Komisionit nga Këshilli i Evropës, kanë qenë të interesuar për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, duke i cekur edhe kritikat e opozitës për zbatimin e saj të përsëritshme.

Veljanovski, ka përmendur se detyrat që kanë dalë nga Marrëveshja e Përzhinos, që i referohen Kuvendit janë realizuar, pavarësisht nga disa koncesione në lidhje me afatet.

Ai ka theksuar se sfidë shtesë e vendit dhe për Evropën është kriza me refugjatët, për atë ka shprehur besueshmëri së me përpjekje të përbashkët me BE-në. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button