KRNM: Miratohet strategji nacionale për të rinjtë, pa pajtimin e tyre

Qeveria e R. së Maqedonisë në mbledhjen e saj të pestë të mbajtur më 02.02.2016 e miratoi Strategjinë Nacionale për të Rinj 2016-2025, dokument i cili do të definon përpilimin e politikave dhe investimeve tek të rinjtë në 10 vitet e ardhshme, njofton Portalb.

“E përshëndesim sjelljen e dokumentit i cili përmes nëntë fushave tematike parashikon përmirësimin e standardit rinor, pjesëmarrjen, zhvillimin e mundësive për jetë kualitative për të rinjtë, por njëkohësisht shprehim shqetësim për mangësitë të cilat i vëmë re në këtë dokument. Konstatojmë që dokumenti i miratuar nga ana e Qeverisë së R. së Maqedonisë  nuk është në tërësi i njejti dokument në të cilin të rinjtë përmes grupeve të punës së bashku me institucionet punuan pothuajse një vit të tërë dhe i cili edhe pas 14 ditëve miratim ende nuk është bërë publik. Sinqerisht ndjejmë keqardhje që strategjia për të rinj nuk është miratuar si paqet i plotë së bashku me dokumentet përcjellëse dhe pikat që sigurojnë implementim dhe monitorim të së njejtës, përkatësisht nga strategjia mungojnë plan aksioni, indikator dhe buxhet për implementim. Njëherit duam të theksojmë shqetësimin e disa organizatave anëtare të KRNM-së për procesin e krijimit të strategjisë në të cilin vërehej mungesë e transparencës së plotë dhe çasjes precize metodologjike”, thuhet në reagimin e KRNM-së.

Nga atje shtojnë se shprehin shqetësimin për shkak të anashkalimit të disa masave kyçe të cilat, sipas tyre ishin paraparë nga të rinjtë dhe të cilat pa konsultim janë larguar nga dokumenti i miratuar, si: Ministria për të Rinj, fshirje ose parafrazim i sqarimeve me qëllim zbutje të dukshme të gjendjeve faktike të të rinjve në fushën e arsimit, mungesë e arsimit shëndetësor dhe arsimit seksual gjithëpërfshirës me të gjithë komponentat e veta, vënia e së paku një mjeti kontraceptiv në listën pozitive, si edhe akreditimi krahas mbështetjes dhe njohjes së arsimit joformal ndër tjerash.

Nga ana tjetër, shprehin pajtueshmëri në lidhje me rekomandimet të cilat KRNM i dha në formë të shhkruar në pjesën arsim dhe punësim, dhe të cilat janë pjesë e prioriteteve strategjike të KRNM-së, janë pranuar si të rëndësishme dhe të njejtat janë pjesë e dokumentit final të miratuar.

“Këto rekomandime janë praktika të suksesshme evropiane të cilat besojmë që do të japin fryt edhe në vendin tonë dhe të cilat do të na afrojnë drejtë trendeve evropiane. Më tutje, i reafirmojmë qëndrimet tona që KRNM u qëndron në dispozicion institucioneve për përforcim të këtij dokumenti, i cili është i një rëndësie vitale për të rinjtë, në përpilimin e dokumenteve përcjellëse të cilat do të sigurojnë implementin të asaj që është paraparë. Njëherit presim që Agjensia për Rini dhe Sport në afat sa është e mundur më të shkurtë të fillon proces ikluzim dhe transparent për krijimin e planeve të aksionit, gjë që do të mundëson pjesëmarrje rinore të kënaqshme, me qëllim që dokumentet e përpiluara dhe mjetet e alokuara t’i shprehin nevojat reale të të rinjve dhe organizatave rinore”, shtojnë nga KRNM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button