Insan!

Ç’je! Një mrekulli e vogël mes mijëra çudirash!
Shpirti yt bartë çfarë ka frikuar gjithë krijimtarinë!
Urtësitë e Ekzistencës të janë besuar, ti je një pikë që lëviz gjithësinë!
Insan! Zemra jote është fluskë pambuku, e bardhë!
Butësisht duhet prekur, se zhbëhet! Ti je harrestari më i madh në gjithësi!
Ke harruar premtimet, ke harruar udhën për në shtëpi!

Humbesh nëpër përralla! Përrallën përfundimtare e shkruan ti!
Harrohesh në dhimbje, humbje e kërkim! Ke harruar! Ti je dashuri!
Mos e dysho zërin nga brenda! Të gjitha përgjigjet i di.
Ti je kryevepra e Artistit më të madh në gjithësi!
Të gjitha pse-të e kanë një fije që nis nga ti – gjer te përgjigjet që të presin!
Dhe të gjitha përgjigjet janë mrekulli!

S’mund të biesh! As qenie e rënë s’je!
Zemra yt shkrihet nga një fjalë e vetme, fluturon!
Për një lot të gjitha buzëqeshjet dhe për një buzëqeshje të gjithë lotët i harron!

Dhurata përfundimtare të është dhënë! Dashuria!
Beso në të! Në besimin e dashurisë! Jepija çdo fryme!
Se ke vulën e Dashurisë së gjithësisë!

Në qiej të kaltër, netë të holla me hënë..
Do t’i gjesh gjurmët e bukurive që të presin!
Nëpër fjalë e heshtje – të gjitha që të mbajnë ndarë nga i Dashuri do të vdesin!
Çelësi është brenda.

Nga: Shqipe Palloshi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button