Maqedoni, gratë të pensionohen 59, burrat 61 vjeç

Gratë të pensionohen pasi të mbushin 59 vjet kurse burrat kur të mbushin 61, ndërsa kontributet për sigurim pensional dhe invalidor gjatë tre viteve të ardhshme deri në moshën e paraparë me ligjin aktual t’i paguaj punëdhënësi. Kështu parashihet në iniciativën e Organizatës së punëdhënësve dorëzuar deri te Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë (FSPIM). Ligji aktual i pensionit parasheh që gratë të dalin në pension në moshën 61 vjeçare, ndërsa burrat në moshën 65 vjeçare. Ndërkaq, iniciativa e përgatitur nga Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë parasheh që mosha e daljes së burrave në pension të jetë 61 vite, njofton KOHA.

Angel Dimitrov, kryetar i Organizatës së punëdhënësve, sqaron se iniciativa për uljen e moshës së daljes në pension për tre vite me herët është përgatitur në pajtim me komunitetin e biznesit dhe sindikatave dhe ka për qëllim të zgjidhë problemin më të cilin po ballafaqohen vite me radhë biznesmenët e që ka të bëjë me mungesën e kuadrit të ri të fuqisë punëtore.

Iniciativa e përgatitur nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë i është dërguar Fondit pensional për shqyrtim dhe parasheh që në pension të dilet tre vite më herët se ç’parashihet me Ligjin aktual. Gjatë kësaj periudhe tre vjeçare, punëdhënësit do të vazhdonin të paguanin kontributet e punëtorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button