Edhe një borxh i ri i Maqedonisë

Zëvendësministri plotësues i Financave, Kire Naumov, të hënën deklaroi se pa pëlqimin e tij, Ministria e Financave ka marrë vendim për ankand të ri në tregun vendor për letra me vlerë i cili duhet të mbahet sot (e martë), njofton KOHA.

“Edhe pas sjelljes së vendimit të Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë me të cilën e pranoi ankesën time dhe e cila de fakto u anulua vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ministri i Financave Zoran Stavreski shpalli ankand të ri në tregun vendor për letra me vlerë i cili duhet të mbahet nesër. Edhe ky vendim për shpalljen e ankandit në tregun vendor është marrë pa pajtimin e zëvendësministrit shtesë të Financave”, deklaroi Naumov.

Editimi i letrave shtetërore me vlerë, thekson Ministria e resorit, është proces i rregullt për financimin e buxhetit, i cili praktikohet në çdo vend dhe i cili është paraparë dhe miratuar me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë. Deri më tani ankandet e realizuara janë në kuadër të së paraparës me Buxhetin për vitin 2016, qëndron në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button