Tre ditë deri në vlerësimin e ndërkombëtarëve, mediumet ende në “qorr-sokak”

Ndërmjetësuesi në bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, pitër Vanhoje, këto ditë ka takime bilaterale me partitë politike dhe përfaqësuesit e shoqatave dhe organizatave të gazetarëve me shpresë që të arrihet zgjidhje për reformat në mediume. Kjo është njëra nga çështjet kryesore nga të cilat v arët vlerësimi i bashkësisë ndërkombëtare për atë se a do të ketë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike, njofton Portalb.

Në prag të vlerësimit pritet që eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han të vijë në Shkup. Spekulimet thonë se takimi do të mbahet të premten në Shkup ose në Bruksel, larg nga publiku i Maqedonisë.

Ndërmjetësuesi belg, Piter Vanhojte, dje ka pasur takim me përfaqësuesit e Asociacionit të Mediumeve (pesë televizionet nacionale). Ata kanë kërkuar depolitizim të plotë nga Agjencia për mediume, rregullimin e të drejtave të autorit, para dënimit të paralajmërohen dhe dënime racionale për mediumet.

Propozimi e ka mbështetjen e tre partive LSDM-BDI dhe PDSH, por ende jo edhe të VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE, thonë që janë të gatshëm që të pranojnë kopje të çfarëdo ligjit që vjen nga çfarëdo shtet i Evropës, sipas tyre, propozimi i Vanhojtes është në favor të opozitës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button