Ja çfarë thotë EVN për zjarrin

Zjarri që kaploi sot në orët e hershme objektin EVN/ELEM në Shkup, duke mos i ditur ende arsyet për shpërthimin e zjarrit, zëdhënësja e EVN-së, Vlera Gjakova, për Telegrafi Maqedoni ka bërë një sqarim në lidhje me ngjarjen.

‘Për fat të mirë nuk ka viktima. Flaka i ka kapluar skelet. Ndërtesa është gjysmë e EVN-së, ndërsa gjysma tjetër e kompanisë shtetërore ELEM. EVN është dislokuar nga kjo ndërtesë para një viti e gjysmë, ndërsa të punësuarit e ELEM-it në kohë janë evakuuar. E gjithë kjo që të mos ketë spekulime’, thotë Gjakova.

Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin dhe është duke u hetuar rasti për sqarimin e plotë.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, kamerave televizive iu drejtua Bllagoja Menkovski, shef i zjarrfikësve. Ai bën të ditur se nuk ka njerëz të lënduar. Në akcionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë gjashtë automjete, me 18 zjarrfikës.

LEXO: Përfshihet nga zjarri ndërtesa e EVN-së në qendër të Shkupit (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button