Lëvizja BESA: Të themelohet Gjykata Speciale në Maqedoni

“Gjykatat në Maqedoni janë nën kthetrat e pushtetit dhe për këtë konstatim nuk duhet shumë argumentim. Që në fillim të krizës politike dhe publikimit të materialeve të përgjuara, Lëvizja BESA nuk qëndroi vetëm kritikuese e proceseve, por ajo si asnjë parti tjetër shqiptare ofroi një platformë të shkruar se si e sheh ajo daljen nga kriza aktuale. Më 23 mars të vitit 2015 Lëvizja BESA e bëri publike platformën e saj për dalje nga kriza të cilën e quajti “Platforma e së ardhmes – RIDEFINIMI”, reagojnë nga Lëvizja Besa.

Sipas tyre, themelimi i Gjykatës Speciale do merret vetëm me gjykimin e rasteve të iniciuara nga Prokuroria Speciale, siç theksojnë ata, drejtësia për këto raste nuk do të vijë dhe përfundimisht Maqedonia nuk do të mund të dalë nga kriza e thellë aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button