Juventus nis ofensivën për Cavanin

Tashmë nuk është më një mister, Edinson Cavani pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit dhe mund të jetë pikërisht El Matador goditja e madhe e skuadrës bardhezi në merkaton e verës.

Për të shuar cdo dyshim ka mjaftuar një deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Juventusit, Beppe Marotta, i cili është shprehur se uruguaiani është një futbollist i madh, por për momentin luan me Paris Saint Germain. Megjithatë në Qershor gjërat mund të marrin një tjetër rrjedhë dhe Cavani mund të vishet bardhezi.

Që në Janar ka patur një tentativë të kampionëve të Italisë për ish lojtarin e Napolit, por oferta prej 20 milionë Eurosh, plus kartonin e kroatit Mandzukic u refuzua nga klubi francez. Por pas 5 muajsh skenarët pritet të ndryshojnë dhe El Matador ka shanse të mira të transferohet te Zonja e Vjetër.

Drejtuesit e Juves kanë nisur nga puna që tani për të mposhtur konkurencën e klubeve angleze që gjithashtu e kërkojnë me ngulm Cavanin. Chelsea dhe Arsenali përsa i përket anës ekonomike kanë më shumë potencial sesa Juventusi por bardhezinjtë nuk dorëzohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button